Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, rritet frekuentimi i makinave në Bogorodicë dhe Tabanoc

Intensiteti i komunikacionit në rrugët shtetërore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë njofton se ka regjistruar frekuentim më të madh të makinave në kalimet kufitare Bogorodica dhe Tabanoc, ku pritja për dalje nga shteti është prej 15 deri 30 minuta.

Në kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Foto: Arkiv