Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve dhe pritet rreth 30 minuta për dalje nga vendi.
Siç informon LAMM, në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata nga ana e kufirit të Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të rregullave në komunikacion./Telegrafi/