Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, pritje rreth një orë në Tabanoc

Në pikën kufitare Tabanoc sot në mëngjes pritja për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është nga 30 deri në 40 minuta, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM gjithashtu njofton për frekuencë të shtuar të automjeteve jashtë zonave urbane.