Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, pritje rreth një orë në “Tabanoc”

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për dalje nga shteti pritja është rreth 40 deri në 60 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.