Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë të thata

Foto: Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i qetë. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAAM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të posaçëm gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, VInicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.