Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Sipas LAMM në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/