Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje dhe në rrugë me lagështi, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/