Komunikacioni në rrugët shtetëtore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM informon se autostrada Milladinovcë – Shtip, pjesa Milladinovcë – Kadrifakovë – Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.
LAMM gjithashtu rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/