Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata, përveç në disa vende ku rrugët janë të lagura.
Sot në rrugën rajonale Veles-Gradsko, do të ketë punime ndërtimore dhe komunikacioni do të zhvillohet në mënyrë alternative në të dy anët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intensiteti i komunikaconit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/