Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në kalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagështa, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës. Reshje të borës me intensitet mesatar ka në Krushevë, Mavrovë, Strugë dhe Gjavato dhe Pletvar, ndërsa me intensitet më të ulët në Strazhë, Presekë, Dibër dhe Kërçovë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme./Telegrafi/

Exit mobile version