Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër korsi të thata. Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se për shkak të temperaturave të ulta ekzistojnë mundësi për paraqitjen e ngricave.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rëshqitje të dheut./Telegrafi/