Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet nëpër korsi të thata, në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane në mëngjesin e sotëm është mesatar.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.
Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.