Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në VK Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 20 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje pritet rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Siç informon LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.