Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në kalimet kufitare

Foto: Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, por pa ndalesa.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme./Telegrafi/