Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni në rrugën rajonale Dellçevë-Kamenicë zhvillohet në njërën korsi.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë, si dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në vendet ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/