Nëpërmjet një njoftimi të Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë, thuhet se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qyteteve është zmadhuar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit rrugor dhe vozitje të kujdesshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këto rekomandime duhet të vlejnë posaçërisht në akset rrugore Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinica-Berovë dhe Koçani-Dellçevë./Telegrafi/