Komunikacioni i rrugëve shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet nëpër korsi të lagështa nga mbetjet e dëborës.
Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se një pjesë e ndalesave për komunikacion për automjetet e rënda që u vendosën mbrëmë janë hequr, ndërsa pjesa tjetër mbeten në fuqi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Reshje e djeshme të borës shkaktuan probleme në komunikacion, veçanërisht në pjesët malore ku edhe kishte ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda.
Ndalesa për automjete të rënda që vlejnë ende ka në rrugën, Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë, Kërçovë-Ohër, Strazhë-Kërçovë, Makedonski Brod-Prilep, Prilep-Gradsko dhe Tetovë-Kodra e Diellit ku ka ndalesë për autobusë./Telegrafi/