Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, ndalohet lëvizja e makinave të rënda në disa akse rrugore

Për shkak të reshjeve të borës nga ora 08:50 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë (përmes kalimit malor Strazhë) dhe në rrugën Mavrovë-Dibër, informojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndalesa në korsi të lagura, ndërsa reshje të borës ka në Mavrovë dhe Kodër të Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version