Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për makinat e rënda në rrugën Gostivar-Dibër

Prej orës 07:00 në mëngjes është vendosur ndalesë për makina të rënda në aksin rrugor Gostivar-Dibër përmes Mavrovës, për shkak të reshjeve të borës.

LAMM informon se reshje bore ka në Tetovë, Mavrovë, Kodër të Diellit, Manastir, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë dhe në kalimet malore Bukovë, Gjavato dhe Presekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shikueshmëria është ulur deri në 15 metra për shkak të mjegullës në Kodrën e Diellit.

Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet në korsi të lagura./Telegrafi/