Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për makinat e rënda në Mavrovë dhe Strazhë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.

Borë me intensitet të ulët bie në Manastir, Kriva Pallankë, Dellçevë, Demir Kapi, Gostivar, Krushevë, Koçani, Mavrovë dhe qafat malore Strazhë, Gjavato dhe Pletvar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Akoma janë në fuqi ndajesat për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/

Exit mobile version