Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet në korsi të lagura. Reshje të dobëta të borës ka në Kodrën e Diellit, por nuk paraqet pengesë në zhvillimin e komunikacionit.
Ndërsa në disa rrugë tjera ka reshje të shiut. Për shkak të mjegullës, shikueshmëria është ulur në 20-30 metra në rrugën fshati Gajre – Kodra e Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/