Komunikacioni në Maqedoni vazhdon të merr jetë njerëzish. Në magjistralen Prilep – Manastir, afër fshatit Lagovë, ka ndodhur një aksident me pasojë një të vdekur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Një veturë ”Passat” është përplasur me nëj motocikletë, ku ka vdekur një grua e moshës 66 vjeçare, kurse një burrë është i lënduar. Gruaja ka qenë bashkëudhëtare me motociklistin.
SPB e Manastirit ka dalë në terren dhe ka kryer hetimet e duhura për të gjetur shkaqet e aksidentit të ndodhur mbrëmë./Telegrafi/