Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, mbyllet rruga Negotinë – Shtip për shkak të zjarrit në Serta

Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.