Reshje të vogla të borës këtë mëngjes ka në aksin rrugor nga Kriva Pallanka drejtë vendkalimit kufitar Deve Bair ku ka edhe mbetje të borës në rrugë.
Në rrugët e tjera përgjatë shtetit, siç informojnë Lidhja Automote e Maqedonisë, komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Kujtojmë që të gjitha kalimet kufitare janë të mbyllura për shtetasit e huaj, të cilët nuk lejohet të futen në vend./Telegrafi/
Foto: Arkiv