Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, kolona në “Tabanoc” dhe “Bogorodicë”

Përkundër faktit se sezoni veror po përfundon, frekuencë e shtuar e automjeteve edhe sot në mëngjes ka në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodica” për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM informon vetëm për kolona në këto dy pikat kufitare, pa periudhë të caktuar kohore se sa pritet.

Sipas kamerave pamjeve të drejtpërdrejta, në “Bogorodicë” aktualisht janë të hapura tri korsi dhe vërehet se veturat po lëvizin ngadalë.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version