Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve përkujton se për shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti.
Ndërsa shtetasit e huja nuk do të mund të hyjnë në vend.
“Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB”, informon LAMM./Telegrafi/