Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.
Ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër është shfuqizuar këtë mëngjes në orën 07:00, ndërsa akoma në fuqi është ndalesa për lëvizje në Strazhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës./Telegrafi/