Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, apelohet për vozitje të kujdesshme

Komunikacioni sot në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagura dhe pa ndalesa.

Ndalesa për makina të rënda në Strazhë është larguar sot në mëngjes.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se në disa rrugë ka mbetje të borës.

Reshje të borës ka në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë./Telegrafi/