Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korosi të lagura. Mjegull me 50 deri 100 metra shikueshmëri ka në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Për shkak të grevës së fermerëve grek, kalimi kufitar Evzoni është akoma i mbyllur për komunikacion. Ndërsa kalimet Mexhitlija (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për komunikacion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kalimet kufitare, përveç në Bogorodicë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa intenziteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë qyteteve është mesatar./Telegrafi/