Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në të gjtha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

]Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçani-Makedonski Kamenica-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë.

Komunikacioni në drejtimin A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rrethrrotullimit manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimer rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga qyteti./Telegrafi/

Exit mobile version