Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni

NP Rrugët e Maqedonisë në raportin e mëngjesit njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore në korosi të lagura dhe në mbetje të borës, pas intervenimit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në disa akse rrugore mund të paraqitet rrëshqitje e dheut, sidomos në: Koçani-Makedonski Kamenica-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe i mirëmbajnë rrugët dhe gjithashtu bëjnë apel për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë./Telegrafi/