Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni, 30 minuta pritje në pikën kufitare “Tabanoc”

Në pikën kufitare “Tabanoc” për shkak të rritjes së numrit të makinave, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga RMV është rreth 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër korsi të thata.

LAMM i fton shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinave, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalizimet rrugore./Telegrafi/

Exit mobile version