Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në vend zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa, kryesisht nëpër korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpeshtësia e komunikacionit në rrugët jasht qyteteve është e dobët, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

LAMM-ja udhëzon pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes më të veçantë të kenë ata që lëvizin nëpër gryka, ku mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/