Site icon Telegrafi

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvilloret në korsi të thata. Intenziteti në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen vetëm për anën e Maqedonisë).

Kalimi kufitar në Dellçevë, për shkak të problemeve me sistemin kompjuterik të doganave, është në ndërprerje për makinat e rënda për hyrje dhe dalje nga shteti.

Prej sot fillojnë aktivitetet ndërtimore për ripërtëritjen e rrugës nga Kadino në Hipodrom, në hapësirën nga stacioni pagesor Petrovec drejt Hipordomit, me ç’ka do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version