Greva e bujqve grek ka përfunduar, me çka kalimi kufitar Evzoni është i hapur për komunikacion për gjithë llojet e makinave, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Në kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagura, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar. LAMM bën thirrje për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të shenjave të komunikacionit./Telegrafi/