Telegrafi

Komunikacioni në Evzoni vazhdon të mbetet i bllokuar, mjegull në aksin rrugor Petrovec-Hipodrom

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 30-50 metra në Pavleshnic dhe 50-100 metra në Kullë si dhe në aksin rrugor Petrovec-Hipodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të shenjave të vendosura.

Vendkalimi Evzoni vazhdon të mbetet i bllokuar për komunikacon, respektivisht Bogorodicië për shkak të grevës së fermerëve grekë, ndërsa në Mexhitli dhe Dojran ka pritje më të gjatë se gjysëm ore për hyrje dhe dalje nga vendi. /Telegrafi/