Në aksin rrugor Ura e Mullirit-Dibër për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim), sot dhe nesër qarkullimi do të jetë në ndërprerje nga ora 13:00 deri në 16:00, informon LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njofton AIM.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. /Telegrafi/