Site icon Telegrafi

Komunikacioni i ndaluar për automjete të rënda ngarkuese në disa drejtime rrugore

Ndalesa për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese ka në drejtimet rrugore: Mavrovë-Dibër, Koçan-Dellçevë-vendkalimi kufitar Dellçevë, Udhëkryqi i Dojranit-Dojran dhe Berovë-Vinicë-Koçan, ku për automjetet e tjera e detyrueshme është përdorimi i pajisjes dimërore, kumtoi LAMM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është paraqitur edhe dukuria e ngricave, si dhe komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet në kushte dimërore.

Intensiteti i komunikacionit nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version