Site icon Telegrafi

Komunat rurale në Maqedoni nuk kanë mjete financiare për projekte infrastrukturore

Komunat rurale në Maqedoni përballen me probleme të ngjashme. Infrastruktura e keqe, kanalizimi i papërshtatshëm, probleme me ujësjellësin dhe papunësia e lartë janë disa nga këto probleme.

Gjëja tjetër e përbashkët është edhe mungesa e mjeteve financiare për realizimin e projekteve parësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas REL, Qeveria e Maqedonisë ka premtuar ndihmë për këto komuna, por ka kërkuar edhe transparencë në harxhimin e mjeteve. Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës thotë se nuk ka para, kurse borxhi i tanishëm komunal është rreth dy milionë euro.

Situatë të ngjashme ka edhe komuna e Rosomanit. Kryetari Branko Janev thotë se xhirollogaria e komunës është e bllokuar, dhe se mungojnë mjete për të ndërmarrë aktivitete konkrete.

Nga viti i ardhshëm, komunat rurale do të mund që të aplikojnë për para nga programi IPARD për përmirësimin e infrastrukturës./Telegrafi/

Exit mobile version