Telegrafi

Komunat që kanë fituar partitë, pas numërimit të 93 për qind të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri me tani ka numëruar, 93.42 për qind të votave.

Sipas statistikave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi nga partitë shqiptare.

Vetëvendosje ka fituar gjithsej 9 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës 8 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5 komuna, Partia Demokratike e Kosovës 4 komuna dhe NISMA veç një komunë.