Site icon Telegrafi

Komunat paguajnë për punë të pakryera

Parregullsi të shumta ka evidentuar zyra e Auditorit të Përgjithshëm gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2015 për komunat e Kosovës. Në disa raste Auditori ka gjetur se komunat kanë paguar mjetet, ndonëse në praktikë punët nuk janë kryer asnjëherë.

Auditori ka gjetur që Komuna e Lipjanit kishte bërë pagesa për një tender, ndonëse punët nuk ishin të kryera.

“Te kontrata ‘Rregullimi i trotuareve në fshatin Gadime e epërme – Gadime e ulët’, me vlerë 165,500 eurove, ekipi i auditimit së bashku me menaxherin e projektit ka bërë ekzaminim fizik dhe ka konstatuar se pozicioni (19) furnizimi dhe punimi i murit të betonit të armuar rrjetë ø10 dy shtresa h=100cm, t=30cm në vlerë prej 7,920 euro, ishte paguar, por nuk ishte përfunduar nga ky operator.

Komuna kishte një marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtratit të lumit në Gadime ku në këtë projekt ishte paraparë dhe përfunduar muri mbrojtës që e kemi cekur më lart.

Mbikëqyrësi i projektit pohon se komuna ka bërë zëvendësim për këtë pozicion me ndërtimin e trotuareve, mirëpo neve nuk na janë ofruar dëshmi të dokumentuara për këto ndryshime”, ka gjetur Auditori.

Po në Lipjan është gjetur që te kontrata “Ndërtimi i rrethojës së SHFMU Ernes Koliqi në Babush paralelja e ndarë në Gadime të ulët”, me vlerë 17,234 euro, janë identifikuar pozicione që ishin pranuar dhe paguar jo në përputhje me paramasën dhe parallogarinë. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version