Shumica e komunave të cilat në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal janë themelues të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore, nuk bëjnë pagesën e rregullt të detyrimeve për bashkëfinancimin e tyre, me çka vihet në pikëpyetje pagesa e rrogave dhe qëndrueshmëria e vetë Qendrave, informojnë nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale.
Në këtë takim, në të cilin morrën pjesë ministri Suhejl Fazliu, udhëheqësit e tetë Qendrave për zhvillim të rajoneve planore dhe sekretari shtetëror, Kiril Partallov, udhëheqësit e Qendrave theksuan problemin që është i pranishëm vite me radhë, duke thënë se ka komuna të cilat që nga themelimi e dei më tani, në tetë vitet e fundit, asnjë vit nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për bashkë financim të këtyre Qendrave, edhe pse në të njejtat komuna realizohen projekte të programeve për zhvillim rajonal me mjete të buxhetit qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fund të këtij takimi u konkludua që secila nga Qendrat të përgatisë raport për obligimet e parealizuara të çdonjërës komunë veç e veç, që do të dorëzohet deri te Ministria për Vetëqeverisje Lokale, si dhe sugjerime nga ana e Qendrave për zgjidhjen e probleme të akumuluara ndër vite.
Pas pranimit të raporteve në fjalë dhe shqyrtimit të tyre dhe propozimeve të Qendrave, Ministrai për Vetëqeverisje Lokale shumë shpejt do t’i qaset gjetjes së zgjidhjes afatgjate dhe sistematike të çështjes së funksionimit të pandërprerë të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore./Telegrafi/