Site icon Telegrafi

Komunat lindore të Maqedonisë deklarohen kundër gjuhës shqipe

Kryetarët e komunave të rajonit planor lindor të Maqedonisë kanë mbajtur një takim në Berovë ku ndër tjerash kanë diskutuar edhe për dygjuhësinë e shumëpërfolur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata reagojnë ashpër ndaj paralajmërimeve për zbatimin e dygjuhësisë në administratën publike në tërë territorin e Maqedonisë dhe në mënyrë energjike e kundërshtojnë një angazhim të tillë të partive politike, respektivisht të LSDM-së dhe partive shqiptare.

Sipas përfaqësuesit të rajonit planor lindor, Ratko Dimitrovski, kjo do të ishte shembull në botë dhe precedent që në një shtet sovran unitar, dikush të mendojë të zbatojë dygjuhësi./Telegrafi/

Exit mobile version