Site icon Telegrafi

Komunat kampion në përmirësimin e të hyrave vetanake

Në kuadër të aktivitetit për “Të hyrat vetanake”, me procedurë konkurruese janë përzgjedhur gjashtë komuna për t’u përcaktuar si kampione në përmirësimin e të hyrave vetanake.

Komunat e përzgjedhura janë: Gjakova , Prishtina, Peja, Lipjani, Suhareka dh Shtërpce.

Projekti i financuar nga BE “Mbështetje për Ministrinë e Financave” po ofron mbështetje teknike për Qeverinë dhe Komunat, midis tjerash, në fushën e Decentralizimit Fiskal.

Ky projekt do t’u ofrojë komunave mundësi të veçantë në adresimin e të gjitha çështjeve që ndërlidhen me të hyrat vetanake, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendorë.

Kryetarët e gjashtë komunave të përzgjedhura do të ftohen të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për procesin e bashkëpunimit dhe planin e punës mbi të cilin janë pajtuar. Ky aktivitet do të implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Komunave të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version