Telegrafi

Komunat e Vinicës, Zërnovcit dhe Çeshinovë-Obleshevës kanë fituar projekte infrastrukturore dhe turistike

Tre komuna nga rajoni planor lindor i Maqedonisë kanë përfituar tre projekte nga Programi për zhvillim rajonal të baraspeshuar që kanë të bëjnë me infrastrukturë komunale dhe prezantim turistik të lokaliteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fituesit e projekteve janë komunat e Vinicës, Zërnovcit dhe Çeshinovë-Obleshevës. Gjendja e tanishme me kompetencat e kryetarëve të komunave, pasi që nuk kanë mandat, nuk është pengesë për realizimin e këtyre projekteve.

Aspekti i tenderave është hapur dhe do të përfundojë në fund të muajit maj, kurse afati i përfundimit të projekteve është deri më 15 nëntor të këtij viti./Telegrafi/