Site icon Telegrafi

Komunat e Maqedonisë do të marrin pjete për projekte kapitale

Qeveria sonte në mbledhjen e 24-t solli vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale në njësitë e vetëqeverisjes lokale nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020 në vlerë prej 46.170.000,00 denarë për realizim të disa projekteve.

Siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, bëhet fjalë për ndërtim të sistemit të furnizimit me ujë në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës – 6.170.000,00, ndërtim të kanalizimit për Burovi Varism Bojanov Doll, Komuna e Kriva Pallankës – 6.000.000,00 denarë, Rekomandime nga UNESKO për ndërtime në Ohër – 6.000.000,00 denarë, ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Furkë, Komuna e Dojranit – 5.000.000,00 denarë, ndërtim të kanalizimit në Komunën e Demir Kapisë – 2.000.000,00 denarë dhe për ndërtim të kanalizimit në Komunën e Sarajit – 10.000.000,00 denarë.

Qeveria solli Vendim edhe për aprovim të mjeteve nga Buxheti për vitin 2020. Me këtë aprovohen mjete në vlerë prej 144.260.500,00 denarë për 89 ndërmarrje komunale publike anëtare të ADKOM – Shoqata e dhuruesve të shërbimeve komunale për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si masë e programit për përballje me krizën Kovid-19, si ndihmë e njëfishtë financiare me qëllim tejkalimin e gjendjes së rëndë materiale të të punësuarve në ndërmarrje, anëtare të ADKOM.

Me propozim të Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 20-Komunikacion dhe komunikime, paragrafi 488-Dotacione kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale në vlerë prej 74.500.000,00 denarë.

Këto mjete shpërndahen për realizim të këtyre projekteve kapitale: Rekonstruktim të bulevardit “Bllagoja Toska”, Komuna e Tetovës – 29.500.000,00 denarë, Ndërtim të qarkores në bulevardin “Teodosie Paunov”, Komuna e Koçanit – 6.000.000,00 denarë, Rekonstruktim të rrugës “Ilinska”, Komuna Qendra Zhupë – 4.000.000,00 denarë, Ndërtim të shtigjeve për këmbësorë, Komuna e Shtipit 9.000.000,00 denarë, Ndërtim të qarkores në Momin Potok, qyteti i Shkupit – 5.000.000,00 denarë; Fillimi i urës, Karposh 4, afër rrugës “Skupi”, Qyteti i Shkupit – 4.000.000,00 denarë, Rekonstruktim të rrugës Çallaklli Tatarnik, Komuna e Vallandovës – 4.000.000,00 denarë; Rekonstruktim i rrugës “Një Maji”, komuna e Prilepit – 6.000.000,00 denarë dhe restaurim i urës në fshatin Ullanc, Komuna Gradsko 1.000.000,00 denarë, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Exit mobile version