Site icon Telegrafi

Komunat e Kosovës mbesin pa web-faqe

Janë bërë tri ditë e web faqet e komunave të Kosovës janë jashtë funksionimit.

Problemi i qasjes në faqet e internetit të komunave të Kosovës ka filluar ditën e mërkure, ndërsa ka vazhduar edhe përgjatë ditës së premte.

Nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit është konfirmuar se kanë evidentuar një problem, e që duket të jetë një kabllo, ndërsa thonë se janë duke punuar në rregullimin sa më të shpejtë të tij.

“Është një kabllo diku. Po, janë duke punuar, rregullohet”, thuhet në përgjigjen e tyre. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version