Site icon Telegrafi

Komuna vërejtje subjekteve hoteliere

Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, i bëjnë thirrje të gjitha subjekteve hoteliere të cilat e shfrytëzojnë me leje hapësirën publike për afarizëm që t’i kryejnë të gjitha detyrimet financiare që kanë ndaj Komunës së Prishtinës.

“Kjo, për shkak që mos të vjen deri tek konfiskimi i pronës së tyre, të shqiptohen gjobat dhe të shqyrtohet leja për dhënien në shfrytëzim të hapësirës publike nga ana e ekipeve komunale që janë duke punuar në terren”.

Komuna e Prishtinës njofton se aksioni të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa i ftojmë të gjitha palët t’i respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi./Telegrafi/

Exit mobile version