Telegrafi

Komuna vendosi kutitë e ankesave në lartësi enorme (Foto)

Në Yunnan të Kinës, punëtorët komunalë i kanë vendosur kutitë e ankesave dhe sugjerimeve, në dy metra lartësi.

Fotografitë ku i tregojnë këto objekte në vende të papërshtatshme për tu përdorur, janë postuar në rrjete sociale, duke shkaktuar shumë kritika, transmeton Telegrafi.

Kutia e ankesave në dy metra lartësi

“Kur i vendosëm në lartësinë e duhur, kalimtarët përplaseshin për to dhe lëndoheshin”, ka qenë arsyetimi i komunës lidhur me rastin.

Mirëpo, shumë njerëz janë mahitur, duke e konsideruar si veprim të pakuptueshëm, megjithëse kutitë janë zbritur poshtë pas disa dite.

“Në këtë formë, njerëzit e shkurtër nuk mund të ankohen, atyre iu ndalohet e drejta e shprehjes”, ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/