Site icon Telegrafi

Komuna shembë shtëpinë e cila ndërtohej falë ndihmave

Inspektorati i Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës janë vënë në aksion të shembjes së një shtëpi në rrugën “Ulqini” në lagjen Kolovica të kryeqytetit.

Pronari i kësaj shtëpie është Hashim Selimi i cili është shprehur se shtëpinë që sapo ka nisur e ka mbështetur në ndihmat që ka marrë nga të tjerët pasi në shtëpinë që ata aktualisht jetojnë ka vetëm dy dhoma dhe jetojnë 9 anëtarë, raporton Klan Kosova.

Pavarësisht refuzimit të pronarit për shembjen e shtëpisë, aksioni është duke vazhduar. /Telegrafi/

Exit mobile version